Mjeku kardiolog: Korrupsioni në shëndetësi ekziston, këtë e dinë të gjithë

13 Shkurt 2021 | 11:07

Gjykata e Posaçme caktoi këtë të shtunë masën e sigurisë “arrest me burg” për kardiokirurgun e QSUT, Edvin Prifti pas kërkesës së Prokurorisë që e akuzon për pastrim parash.

Mjeku para gjykatës i mohoi akuzat e ngritura pasi emri i tij doli në përgjimet e kryera në rastin e gjyqtares Enkeleda Hoxha, e cila u vu në pranga dy ditë më parë.

Kardiologu Petrit Vargu tha se fenomeni i korrupsionit në sektorin e shëndetësisë është prezent dhe këtë kanë dijeni shumica e qytetarëve.

Pavarësisht kësaj, mjeku Vargu shprehet në Euronews Albania se komentet që kryeministri Edi Rama i bëri për çështjen e mjekut të arrestuar para se të jepej masa nga GJKKO-ja janë veprime të papranueshme për një shtet demokratik.

“Unë rastin e Priftit nuk e di, aq më tepër që ka kohë që mungoj në spital, por unë do të them këtë që: korrupsion në shëndetësi ka dhe kjo dihet dhe këtë e di i gjithë populli. Këtë e kam denoncuar disa herë”, tha ai.

Mjeku Petrit Vargu nënvizon faktin se korrupsioni më i madh bëhet nga ato institucione, të cilat kanë tagrin e drejtimit të sektorit të shëndetësisë.

“Unë mendoj se korrupsioni më i madh ekziston tek institucionet që e drejtojnë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026