Mjeku Pipero: Duhen ndërmarrë “kufizime të arsyeshme” për të frenuar COVID-19
Mjeku infektolog, Pëllumb Pipero bën apel për respektimin e rregullave anti-covid nga të rinjtë pasi shumë prej tyre nuk e mbajnë maskën siç duhet ose nuk e përdorin aspak.
Madje z. Pipero thotë se duhen ndërmarrë “kufizime të arsyeshme”, duke iu referuar kufizimeve në ora për disa shërbime siç janë restorantet dhe mbyllja e lokaleve të natës.
“Kufizime të orarit të shërbimeve sidomos në restorante gjatë darkë dhe natës. Kufizimi apo mbyllja e lokale vetë natës. Në bare shohim që protokolli nuk respektohet”, deklaroi mjeku.
Z. Pipero më tej tha se, përdorimi i maskës në rrugë sjell efektivitet edhe pse virusi transmetohet shumë pak në rrugë.
“Mundësia e transmetimit të virusit në rrugë është e vogël. Ne e konsiderojmë aksidentale dhe në këtë aspekt efikasiteti duket i vogël. Ndërkohë efektiviteti është i madh por sa do pak infektime që të parandalohen do të jetë i madh. Interpretimi im për maskat nuk është kontradiktor por ka evoluar në raport me vijimin e pandemisë”, tha ai.
Mjeku gjithashtu nënvizoi se, COVID-19 është një virus që nuk respekton sezonalitetin ndaj infektimet gjatë dimrit do të vijnë duke u shtuar.
Infektologu i njohur tha se, për çdo rast të zbuluar me coronavirus, mund të ketë pesë deri në dhjetë herë më shumë të infektuar prej tij se sa numri i personave që autoritetet identifikojnë.
Intervista e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Frika nga rimbyllja! Pëllumb Pipero: Treguesit që duhet të na shqetësojnë
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 11:37 Uji përmbyt rrugën në Virxhinia, momenti kur polici shpëton gruan e bllokuar në një gropë 2.5 metra të thellë
- 11:25 Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet
- 11:21 Vala e të nxehtit në Evropë, policia e Berlinit freskon me ujë fansat në koncertin e Bruno Mars-it (VIDEO)
- 11:20 SPAK merr në dorë hetimin për tjetërsimin e pronave në Radhimë, Orikum dhe Dukat
- 11:10 Drejtori i shkollës së Magjistraturës: Media duhet të raportojë me kujdes çështjet gjyqësore, perceptimi shpesh zë vendin e provës
- 11:03 Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë