Mjeku shqiptar në Boston: Administrata e Trump përgjegjëse për situatën e rëndë

16 Prill 2020 | 18:16

Gani Abazi, ekspert i shëndetit publik thotë se SHBA po vuan pasojat e mos marrjes në konsideratë të këshillave të ekspertëve për COVID-19. Mjeku shqiptar në Boston shprehet se Amerika nuk ka ndjekur shembullin e vendeve si Koreja e Jugut, Zelanda e Re apo Gjermania.

“Nëse do të kishim vepruar më herët nuk do të ishin këto pasoja. Sot numërohen më shumë se 614 mijë të infektuar dhe mbi 31 mijë raste vdekjeje”, u shpreh z. Abazi duke folur për ‘Ilva Now’.

Mjeku shqiptar u shpreh se, e gjitha kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e administratës që nuk ka vepruar pasi shërbimet inteligjente kanë bërë paralajmërim për rrezikun e një pandemie globale që në muajin nëntor.

“Që nga muaji nëntor shërbimet e inteligjencës amerikane kanë dhënë paralajmërim për administratën se një pandemi mund të ndodhë. Për fat të keq, qeveria amerikane ka vepruar vetëm në fillim të marsit”, u shpreh ai.

Për kërcënimin e presidentit amerikan, Donald Trump se SHBA mund të tërheqë financimet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, duke e bërë përgjegjëse për situatën.

“Jam mjek dhe nuk kam dëshirë që të futem në çështje politike, por nuk besoj se OBSH ka faj që Amerika gjendet sot në këtë gjendje. OBSH ka shumë gjëra për të përmirësuar por nuk lidhet drejtpërdrejt me pandeminë. OBSH nuk merret vetëm me COVID-19, por me shumë sëmundje në të gjithë globin”, u shpreh z. Abazi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021