Mjeku shqiptar në Britaninë e Madhe zbulon testin që do të përcaktojë kur duhen liruar masat ndaj COVID-19
Në një lidhje ‘live’ me Ilva Now, mjeku shqiptar në Britaninën e Madhe, Laidon Shapo, specialist i Shëndetit Publik në Londër, tregoi gjendje nga COVID-19 në Britaninë e Madhe që nisur nga kurba e rritjes, sipas tij tregon se ky vend gjendet 2 javë pas Italisë dhe Spanjës në ecurinë e virusit.
I pyetur nëse masat e marra në Britaninë e Madhe ishin të duhurat dhe në kohën e duhur, z. Shapo theskoi faktin se kryeministri Boris Johnson u këshillua nga ekspertë të universitetit të Oksfordit, nisur nga fakti se ky virus, megjithëse më i ashpër se gripi, ka ciklin e vet.
Por ai nuk e përjashtoi faktin se nëse masat do të ishin marrë më herët, tani do të kishim një kurbë në ulje.
Ai tha se informacionet për virusin 3 muaj pasi u shfaq për herë të parë tashmë janë të shumta, që nga fakti se udhëton ngadalë, çka është lajm i mirë për vaksinën kundër tij, e deri tek fakti që ai godet çdo moshë.
Z. Shapo tha se nisur nga shenjat, ai mendon se e ka kaluar vetë virusin, por është testi i antikorpit ai që do ta përcaktonte këtë fakt.
Sipas tij, tamponi dhe testi i antikorpit, që tregon sa të mbrojtur jemi, janë e vetmja mënyrë për të përcaktuar kur dhe sa duhet bërë lirimin i masave ndaj COVID-19.
“Testi i antikorpit i bashkëngjitet testit të tamponit. Testi i antikorpit bëhet vetëm me një shpim të vogël në gisht. Për momenti ai po përdoret vetëm tek mjekët që janë në vijën e parë të frontit, nuk është ende gati për t’u bërë në popullatë të gjerë. Testi i antikorpit tregon kush e ka kaluar coronavirusin dhe sa i mbrojtur është ai. Këto dy teste janë shumë të rëndësishme për të relaksuar masat. Pa këto teste nuk mund të themi kur mund të bëjmë lëshime dhe sa”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij