Mjeku tregon se varianti Delta i COVID-19 prek kryesisht ata që nuk e kanë kaluar më parë infeksionin
Për situatën epidemiologjike në Kosovë, infektologu Ilir Tolaj tha për Euronews Albania se është një dukuri normale që varianti Delta i COVID të jetë në Kosovë, pasi është përhapur në shumë vende të Europës.
Mjeku theksoi se studimet po tregojnë se ndaj këtij varianti infektohen kryesisht ata që nuk kanë kaluar variantet e tjera si dhe ata që nuk janë vaksinuar.
Ai shtoi se nuk ka nevojë për shqetësim në këtë situatë, pasi në Kosovë shumica e popullatës ka rënë në kontakt me virusin.
Z. Tolaj nënvizoi se është krijuar një lloj imuniteti individual dhe një shkallë e caktuar e komunitetit kolektiv dhe nëse do do të ketë një valë të variantit Delta në muajt e ardhshëm, kjo valë nuk të jetë problematike.
Sipas tij, përpjekjet duhet të fokusohen në imunizimin total të popullatës.
Një ditë më parë, ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka konfirmuar dy raste me variantin Delta të Covid-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë të gjitha masat anti-covid në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta