Mjekuan në shtëpi Nuredin Dumanin, arrestohen 2 mjekë dhe 1 infermier

30 Mars 2022 | 21:44

Dy mjekë dhe 1 infermier në Fier u arrestuan pasi dyshohet se mjekuan Nuredin Dumanin në banesë para se të kapej nga policia.

Arrestimi i mjekëve dhe infermierit u bë pas këqyrjes së kamerave të sigurisë. Ata akuzohen për moskallëzim krimi.

Sipas burimeve, Nuredin Dumanit i është gjetur edhe një celular i enkriptuar.

Nuredin Dumani, një ndër personat më të kërkuar nga policia, u kap të martën gjatë një aksioni të RENEA-s.

Dumani dyshohet se ka kryer atentatin dje në Elbasan, ku një BMW u qëllua gjatë lëvizjes me rreth 20 plumba. Brenda makinës dyshohet se udhëtonte kundërshtari i tij Talo Çela, gjithashtu i shumëkërkuar nga policia.

Nga shkëmbimi i zjarrit, Dumani ka mbetur i plagos. Ai kishte organizuar pritë për të vrarë Çelën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026