Momenti i sulmit kur po udhëtonte me makinë, Izraeli eleminon komandantin iranian
Behnam Shahriyari, një zyrtar i lartë i Forcës Quds të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), është vrarë në një sulm ajror izraelit gjatë natës në Iranin perëndimor, sipas ushtrisë izraelite.
Shahriyari drejtonte Njësinë 190 të Forcës Quds, e cila ishte përgjegjëse për transferimin klandestin të armëve te grupet e mbështetura nga Irani, përfshirë Hezbollahun në Liban, grupet palestineze në Gaza dhe rebelët Huthi në Jemen.
Ai u shënjestrua teksa po lëvizte me makinë, mbi 1,000 kilometra larg territorit të Izraelit. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se kanë ndjekur prej vitesh aktivitetet e tij dhe kishin në shënjestër Shahriyarin që nga viti 2009.
“Si pjesë e rolit të tij, Shahriyari ishte përgjegjës për të gjitha transferimet e armëve nga regjimi iranian te përfaqësuesit e tij në të gjithë Lindjen e Mesme dhe punoi për vite me radhë për të armatosur organizata të ndryshme terroriste me qëllim që të çonte përpara drejtpërdrejt planin e regjimit iranian për shkatërrimin e Shtetit të Izraelit,” thuhet në deklaratën e IDF-së.
Sipas ushtrisë izraelite, ai ka punuar drejtpërdrejt me Hezbollahun, Hamasin dhe regjimin Huthi, duke furnizuar raketa që janë përdorur kundër Izraelit gjatë konflikteve të fundit. Përveç armëve, Shahriyari dyshohet se mbikëqyri edhe transferimin e qindra milionë dollarëve çdo vit drejt organizatave terroriste, përmes një rrjeti kompanish fasadë, këmbimoreve dhe korrierëve në Turqi dhe Liban.
IDF e cilëson eliminimin e tij si “një goditje të rëndë ndaj aftësisë së organizatave terroriste për t’u riarmatosur, pas humbjeve të mëdha që kanë pësuar gjatë luftës”.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë