Monedha europiane fiton pikë, rriten edhe valutat e tjera
Monedha europiane po rimëkëmbet në tregun shqiptar. Një euro këmbehet sot 110 lekë dhe në ecurinë e dy javëve të fundit ajo ka fituar 7 pikë kundrejt monedhës tonë.
Valutat e huaja po fitojnë pikë në mënyrë të qëndrueshme kundrejt lekut.
Euro, monedha kryesore që qarkullon në Shqipëri, këmbehet 110 lekë. Ajo po rritet në mënyrë progresive dhe ka fituar 7 pikë gjatë dy javëve të fundit.
Edhe dollari amerikan, po këmbehet për 100.5 lekë, paundi për 127.4 lekë dhe franga zvicerane për 114 lekë.
Dobësimi i lekut në këtë periudhë duket i pazakontë, pasi sezoni turistik është në kulmin e tij, dhe prurjet e mëdha të valutave nga turistët historikisht e kanë forcuar monedhën vendase.
Por, ndërhyrjet e Bankës Qendrore në tregun valutor, besohet se janë faktori kryesor që ka ndikuar në rritjen kursit.
Banka e Shqipërisë ka vendosur zyrtarisht të rrisë shumën e planifikuar të blerjeve të valutës për vitin 2023.
Sipas informacionit të përditësuar, shuma e parashikuar e blerjeve për vitin kalendarik do të jetë në intervalin mes 220 dhe 300 milionë eurove.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë