“Money”/ Miqtë europianë që (nuk) i kanë kthyer shpinën Putinit
Uniteti i Perëndimit vështirë se mund të përçahet sot. Miqtë e vjetër politikë të Vladimir Putinit që drejtojnë sot shtete të Europës brenda apo jashtë Unionit, nuk po gjejnë motiv për të bashkëpunuar apo për të ndërruar kurs.
“Influenca ruse në shumë prej vendeve është zbehur në nivele minimale. Sigurisht që është e pamundur që shërbimet e fshehta ruse të mos jenë të pranishme në këto vende ku kanë pasur shtretër të ngrohtë për dekada të tëra, por në mentalitetin e opinionit publik, Rusia nuk është më një faktor i rëndësishëm tek i cili aspirojnë, që në një realitet të ri të rikthehen sërish si satelitë. Kjo është e pamundur që të ndodhi. Ne kemi kryeministrin Orban të Hungarisë, i cili krijon krisje të lehta, por edhe ai në vendime madhore është i detyruar të pranojë vendimmarrjen e peshave të rëndësishme të BE-së dhe të Perëndimit”, tha për “Money”, Franko Egro, autor i “Balkan Talks” në Euronews Albania.
“(Miq në Europë) Nuk besoj, pavarësisht se disa vende kanë nevojë për gaz, po jo në asnjë mënyrë. Ne shohim disa lëvizje nga Orban i Hungarisë, por nuk besoj se ai do të mbështesë Putinin, kur e kupton se cfare lëvizjesh po bën Rusia, por e sheh dhe vetë që nuk mund të dalë kundër Europës”, shprehet Arian Starova, president i Këshillit Atlantik të Shqipërisë.
“Një anëtarësim i Serbisë në Bashkimin Europian, e cila do pasohej me qetësim të situatës në Bosnjë, ku lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik konkurron shpesh me presidentin Vucic, se kush qëndron më afër me Vladimir Putin, dhe ajo do të qetësohej. Një stabilizim i Ballkanit Perëndimor do ta pastronte të tërë Europën sa i përket influencës ruse”, thekson Franko Egro
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta