Mongolia nuk mundi të arrestojë Putin, zëdhënësi: Mbijetesa jonë varet nga Rusia

4 Shtator 2024 | 07:41

Bashkimi Evropian (BE) e ka kritikuar Mongolinë të martën për dështimin e saj në zbatimin e fletarrestimit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) për arrestimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Urdhër ky i ardhur pas vizitës së Putin në këtë vend.

“BE-ja shpreh keqardhje që Mongolia, një vend anëtar i Statutit të Romës së GJNP-së, nuk e përfilli detyrimin e vet sipas këtij statuti për ta zbatuar fletarrestimin”, tha blloku në një komunikatë.

Të martën, Putini u takua me presidentin e Mongolisë, Ukhna Khurelsukh, në Ulan Bator, gjatë vizitës së tij të parë në një vend anëtar të GJNP-së, prej se kjo gjykatë lëshoi fletarrestim kundër tij në mars 2023.

Putini kërkohet për dëbimin dhe dërgimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas nga pjesët e pushtuara të Ukrainës për në Rusi, prej se e urdhëroi pushtimin e plotë të Ukraiëns në shkurt 2022.

Një zëdhënës i Qeverisë mongole tha se Mongolia, e cila ka më shumë se 3 milionë banorë dhe kufizohet me Rusinë dhe Kinën, nuk mund ta arrestojë Putinin sepse është e varur nga energjia.

Mongolia importon 95 për qind të produkteve të saj të naftës dhe më shumë se 20 për qind të energjisë elektrike nga fqinjët e saj të afërt, dhe këto furnizime janë jetike për mbijetesën e vendit, tha zëdhënësi për Politico.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026