“Mos”! – Biden paralajmëron Iranin të heqë dorë nga sulmi në Izrael

13 Prill 2024 | 09:21

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se pret që Irani të sulmojë Izraelin së shpejti, teksa rriten shqetësimet për hakmarrjen iraniane, pas një sulmi ajror që ia ka vrarë komandantë të lartë ushtarakë më herët gjatë këtij muaji.

Izraeli nuk e ka pranuar se e ka sulmuar konsullatën iraniane në Siri, mirëpo ka sugjerime se ai qëndron mbrapa.

Zyrtarët amerikanë i kanë thënë televizionit CBS se një sulm i madh në Izrael mund të ndodhë së shpejti.

Izraeli ka thënë se është i gatshëm të mbrojë vetën. Biden i ka thënë Iranit: “Mos”.

“Ne jemi të përkushtuar për ta mbrojtur Izraelin. Ne do ta mbështesim Izraelin. Ne do ta ndihmojmë Izraelin që të mbrohet dhe Irani nuk do t’ia dalë”.

Irani e përkrah Hamasin – grupin palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – i cili udhëheq Gazën dhe lufton kundër Izraelit.

Irani mbështet edhe disa rrjete tjera luftarake në rajon, përfshirë Hezbollahun në Liban, të cilat kryejnë sulme të shpeshta kundër izraelitëve.

Të premten, Hezbollahu ka thënë se ka nisur “dhjetëra raketa” nga Libani drejt Izraelit.

Një zëdhënës i forcave mbrojtëse të Izraelit, ka thënë se ushtria ka regjistruar nisjen e 40 raketave dhe dy dronëve shpërthyes, mirëpo nuk është raportuar për viktima.

Një zyrtar amerikan ka thënë për CBS-in se këto sulme janë të ndara prej sulmit iranian që pritet kundër Izraelit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026