English

Mos i shkulni thinjat, estetistët paralajmërojnë se “rrezikun” që mund t’iu kanoset

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shumë njerëz kur iu shfaqen thinjat e parë, mendojnë një zgjidhje shumë të shpejtë për t’i eleminuar…thjesht i shkulin. Por kjo mund të jetë shumë e rrezikshme.

- Advertisement -

Jennifer Korab, estetiste e cila drejton një sallon në Neë Jersey – thotë se tërheqja e qimeve të caktuara mund të shkaktojë dëme të mëdha në folikulat e flokëve tuaj. Duke folur për Huffington Post UK, ekspertja shpjegoi:

“Duke shkulur flokët, ju mund të traumatizoni gjëndrën e flokëve, gjë që mund të çojë në infeksion apo edhe njolla tullace. Pra, mund të ndodhë që t’ju bien një tufë me flokë në vendin ku keni hequr një të vetme”.

Po ashtu ekziston edhe “miti” se shkulja e një thinje të vetme bën që disa të tjerë të shfaqen në vend të saj. Por kjo varet edhe nga gjenetika e gjithsecilit.

Me kalimin e kohës, flokët e një personi mesatar bëhen gjithnjë e më të hollë edhe pa shkulur fijet e humbura. Si rezultat, njerëzit që shkulin flokët e tyre do të përshpejtojnë shpejtësinë me të cilën flokët e tyre hollohen dhe bien. “Nëse e bëni zakon shkuljen kur më pak se 1% e kokës është gri, do të keni më pak flokë në kokë pas disa vitesh, kur 10% e flokëve janë thinjur.”

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?