“Mos kalo vijat e kuqe” – Kina paralajmëron SHBA
Ministri i Jashtëm kinez ka paralajmëruar homologun e tij amerikan Antony Blinken që të mos shkelë “vijat e kuqe” të Kinës, teksa kryediplomatët e dy vendit u takuan në Pekin. Ministri kinez e hapi takimin me një pyetje që tingëllonte më shumë si një paralajmërim:
“A duhet të qëndrojnë Kina dhe Shtetet e Bashkuara në drejtimin e duhur për të ecur përpara me stabilitet apo të kthehen në një spirale në rënie?” Marrëdhëniet Kinë-SHBA kanë filluar të stabilizohen, por ende po testohen nga “faktorë negativë. Të dy vendet mund të angazhohen ose në bashkëpunim ose në konfrontim”, shtoi ministri kinez
Ai përcaktoi ato që ai i quajti vijat e kuqe të Kinës për sovranitetin, sigurinë dhe zhvillimin e saj dhe paralajmëroi SHBA-në që të mos i shkelë ato.
Ministri nuk i specifikoi këto sfida, por ka disa pika të ndjeshme të ndezjes midis dy superfuqive, duke përfshirë pozicionet e tyre në Detin e Kinës Jugore, mbështetjen e SHBA për qeverinë në Tajvan dhe të drejtat e njeriut.
Blinken, i cili është në vizitën e tij të dytë në Kinë në më pak se një vit, ishte më i kujdesshëm në komentet e tij ndaj ministrit kinez.
‘Pekini dhe Uashingtoni kanë një përgjegjësi të përbashkët për të çuar përpara lidhjet me “diplomaci aktive”, u shpreh Blinken. Megjithatë, ai tha se do të ishte i qartë dhe i drejtpërdrejtë në lidhje me dallimet mes tyre për të shmangur llogaritjet e gabuara në atë që ai e quajti marrëdhënien më të rëndësishme në botë.
LEXONI GJITHASHTU:
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit