“Mos shkoni në Hawaii”, aktori Jason Momoa paralajmëron turistët
Ylli i Aquaman Jason Momoa ka paralajmëruar turistët që të mos udhëtojnë në Maui, pasi ishulli përpiqet të shërohet nga zjarret shkatërruese.
Aktori vendas nga Havai dhe Aquaman shkroi në Instagram: “Maui nuk është vendi për të kaluar pushimet tuaja në këto momente.
“Mos udhëtoni! Mos e bindni veten se prania juaj është e nevojshme në një ishull që po e vuan thellë këtë”.
Më shumë se 90 njerëz janë konfirmuar të vdekur nga zjarret që shkatërruan qytete, përfshirë Lahaina-n historike.
Momoa ndau gjithashtu një video në të cilën ai tha se komunitetit Hauai “i duhet kohë për t’u shëruar nga pikëllimi”.
“Kjo do të thotë që sa më pak vizitorë në ishull të marrin burime kritike që janë bërë jashtëzakonisht të kufizuara, aq më mirë,” tha ai.
Komentet e 44-vjeçarit erdhën teksa banorët e Maui thanë se ishin të tmerruar nga pamja e turistëve që notonin në plazh, ndërsa banorët po numëronin ende të vdekurit.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë