Moska çliron Kruskun, trupat ukrainase zmbrapsen nga territori rus

29 Prill 2025 | 09:49

Rusia ka larguar plotësisht trupat ukrainase nga rajoni i Kurskut, duke i dhënë fund një prej inkursioneve më të thella në territorin rus që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky zhvillim shihet si një hap vendimtar në avancimin negociatave për paqe, të cilat ishin bllokuar nga refuzimi i Moskës për të dialoguar ndërkohë që forcat armike ndodheshin ende në tokën ruse.

Në një lëvizje të menjëhershme pas operacionit, Presidenti Vladimir Putin shpalli një armëpushim të njëanshëm tre-ditor, që përkon me 80-vjetorin e fitores sovjetike në Luftën e Dytë Botërore. Kjo pauzë ushtarake ka edhe simbolikën e një gjesti paqeje në një moment kur diplomacia ndërkombëtare po kërkon të rigjallërojë bisedimet mes Moskës dhe Kievit.

Dy burime të afërta me Kremlinin, të cituara nga agjencia Reuters, thanë se prania e trupave ukrainase në Kursk ishte një “vijë e kuqe” për fillimin e çdo procesi negociator. Vetëm pas tërheqjes së tyre, Rusia është shprehur e gatshme të shqyrtojë mundësinë e bisedimeve formale.

Ofensiva ukrainase në Kursk nisi më 6 gusht, duke shënuar një përshkallëzim të ndjeshëm të konfliktit. E mbështetur me dronë dhe armatim të avancuar perëndimor, Ukraina pretendonte në kulmin e operacionit se kishte nën kontroll deri në 1,400 km² të territorit rus. Megjithatë, sulmi rezultoi i kushtueshëm për Kievin si në mjete ashtu edhe në trupa.

Sipas vlerësimeve të analistëve ushtarakë, Rusia ka përfituar nga shpërqendrimi ukrainas, duke rifituar terren në lindje të Ukrainës. Tashmë, Moska kontrollon një sipërfaqe të barabartë me shtetin amerikan të Pennsylvanisë, mbi 2,000 kilometra katrorë të pushtuar rishtazi që nga fillimi i vitit.

“Ukraina zgjodhi të investojë forcat në një territor që nuk mund ta mbante dhe në këmbim humbi tokën e saj,” tha Christopher McCallion, ekspert në organizatën Defense Priorities me seli në Uashington.

Megjithëse Kievi e justifikon ofensivën si një përpjekje për të frenuar përparimin rus në lindje dhe për të mbrojtur rajonin e Sumyt, ajo nuk solli përfitimin strategjik të pritur në tavolinën e negociatave. Bisedimet për paqe, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara dhe diplomacia aktive e Presidentit Donald Trump, kanë nisur tashmë pa avantazhin simbolik të kontrollit në Kursk.

Burime nga Moska për Reuters paralajmëruan se, nëse përpjekjet për paqe dështojnë, operacionet ushtarake do të rifillojnë me intensitet të plotë.

Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës mohon përfundimin e plotë të luftimeve në Kursk, duke këmbëngulur se operacionet mbrojtëse vijojnë. Në të njëjtën kohë, Rusia ka intensifikuar sulmet në rajonin kufitar të Sumyt, ku më 14 prill një sulm me raketa vrau 35 persona. Moska pretendon se objektivi ishte një grumbullim ushtarak ukrainas.

Pavarësisht kritikave të brendshme, Presidenti Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se forcat ukrainase janë ende aktive në rajonin e Belgorodit në territorin rus.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati

Ministri i Brendshëm Federal Alexander Dobrindt e quajti sulmin me makinë në një aktivitet të Ditës LGBT+ në Christopher Street si një “akt terrorist” dhe paralajmëroi për...
17:06 | 26/07/2026

Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari

Kryeministri i ri britanik Andy Burnham deklaroi se është i gatshëm ta kritikojë Donald Trumpin, nëse këtë e kërkojnë interesat kombëtare të Britanisë. Ai shmangu...
16:44 | 26/07/2026

Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik

Irani ka dënuar sulmin e Ukrainës ndaj një anijeje iraniane në Detin Kaspik, rruga për pjesën më të madhe të tregtisë së vendit me Rusinë. Tre anëtarë...
16:31 | 26/07/2026