Moska paralajmëron forcimin e lidhjeve me Republikën Sërpska
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka paralajmëruar forcimin e lidhjeve ndërmjet Rusisë dhe Republikës Sërpska, ndërkaq presidenti i këtij entiteti të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, do të shkojë në Moskë, gjatë këtij muaji, për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin.
Dodik është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një intervistë për një stacionin televiziv të afërt me Dodikun, Peskov vuri në dukje pritshmëritë e Moskës se Serbia dhe Republika Sërpska nuk do t’i “dorëzohen presionit perëndimor” për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.
Zëdhënësi i Putinit tha se Beogradi është aktualisht nën presion më të madh nga Perëndimi për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, sesa janë autoritetet e Republikës Sërpska, të cilat në Bosnjë e Hercegovinë po e bllokojnë vendosjen e sanksioneve.
Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Serbia nuk ka vendosur asnjë masë kufizuese ndaj Rusisë në përputhje me vendimet e Bashkimit Evropian (BE), gjë që pritet nga vendet kandidate. Brukseli e paralajmëroi Serbinë sërish, më 9 maj, se përparimi në negociatat për anëtarësim do të varet nga harmonizimi me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.
“Serbia është nën presion edhe më të madh se Republika Sërpska. Shpresojmë se do të kenë forcë të mjaftueshme për të mos hyjnë në radhën e kësaj rrjedhe kryesore të Perëndimit kolektiv”, tha Peskov në një intervistë për Televizionin Alternativ të Banja Llukës, i cili poashtu është nën sanksionet e SHBA-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta