A do ta thyejnë socialistët Shkodrën? Ja si përgjigjet Blendi Fevziu
Blendi Fevziu tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk mund të japë një mendim sa i takon idesë se Partia Socialiste në këto zgjedhje është më afër se kurrë për të marrë Shkodrën.
Siç sqaroi ai ka pasur vetëm një moment në vitin 1996 kur Shkodra nuk ka votuar PD-në dhe përsëri ka qenë për të votuar djathtas. Atë vit fitoren e mori Partia e Djathta e Bashkuar.
“Shkodra ka qenë një bastion, i vetmi që nuk ka ndërruar kurrë, e vetmja herë që Shkodra ka ndërruar ka qenë në vitin 1996 kur përfaqësuesi i Partisë Demokratike i humbi zgjedhjet në favor të zotit Boriçi, që ishte përfaqësues i Të Djathtës së Bashkuar. Pra, shkoi e djathta më ekstreme, më tradicionale, u bashkua dhe mundi Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike. Në vitin 1996 kur PD-ja fitoi gati 75% të pushtetit, të qyteteve të Shqipërisë, koha e piramidave dhe ka qenë i vetmi moment kur Shkodra dha sërish një leksion për t’i treguar PD-së që nuk mund ta merrte për të mirëqenë.
Por Shkodra është një bastion i djathtë, ka qenë gjithmonë një bastion i djathtë, nuk ka qenë e lidhur vetëm me zgjedhjet dhe Partinë Demokratike, ka qenë e lidhur me anti-komunizmin. Për fatin tonë të keq, ndarja e majtë, e djathtë në Shqipëri nuk vjen si pasojë ideologjike dhe nuk vjen nga viti 1990, por vjen nga viti 1944. Pra, të majtët dhe të djathtët në Shqipëri janë të impostuar si pasojë e zhvillimeve të post-Luftës së Dytë Botërore,” – u shpreh Fevziu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset