Moska pranon regjimin e talebanëve si autoritet qeverisës të Afganistanit

4 Korrik 2025 | 19:30

Me një lëvizje që ka gjasa të shkaktojë polemika, Rusia është bërë vendi i parë në botë që ka njohur talebanët si autoritet qeverisës të Afganistanit.

“Ne besojmë se akti i njohjes zyrtare të qeverisë së Emirateve Islamike të Afganistanit do t’i japë një shtysë zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh mes vendeve tona në fusha të ndryshme”, ka deklaruar Ministria e Jashtme ruse në një komunikatë.

Talebanët, një grup militant islamik, morën nën kontroll Afganistanin në gusht të vitit 2021, pas tërheqjes së trupave amerikane dhe atyre të NATO-s dhe pasi rrëzoi nga pushteti qeverinë pro-perëndimore.

As Shtetet e Bashkuara dhe as Bashkimi Evropian nuk e kanë njohur grupin, me Uashingtonin që e konsideron atë ende një organizatë terroriste.

Në korrik 2024, presidenti rus Vladimir Putin i quajti talebanët “aleatë” në luftën kundër terrorizmit, ndërsa ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov i quajti ata “njerëz të mençur”.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, në shkurt të 2022-shit, Moska është përpjekur të rrisë bashkëpunimin me regjimet totalitare, përfshirë Korenë e Veriut dhe Iranin, për të avancuar partneritetin ekonomik dhe atë ushtarak.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026