Moska reagon ashpër ndaj vendimit të BE-së për vizat e turistëve rusë

1 Shtator 2022 | 09:32

Krerët e diplomacisë së vendeve të BE-së vendosën të pezullojnë marrëveshjen për lehtësimin e vizave për udhëtimin e qytetarëve rusë, gjë që hasi në pakënaqësinë e Moskës.

Vendimi i Bashkimit Evropian nuk do të mbetet pa pasoja dhe si përgjigje Moska mund të marrë masa simetrike dhe asimetrike, tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandër Grusko.

“Shkelja, anashkalimi apo dalja e BE-së nga marrëveshja për lehtësimin e vizave me Rusinë nuk do të mbetet pa pasoja. Ne do të vendosim vetë nëse masat do të jenë simetrike, asimetrike apo të ndonjë forme tjetër që BE-ja nuk e pret,” tha Grusko.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së martw, ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian ranë dakord të pezullojnë plotësisht marrëveshjen për lehtësimin e vizave me Rusinë, e cila do të vështirësojë hyrjen e qytetarëve rusë në BE.

Siç tha ai, kjo do të zvogëlojë ndjeshëm numrin e vizave të reja të lëshuara nga vendet anëtare të BE-së dhe do të jetë më e vështirë dhe më e gjatë për t’u marrë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026