Moska sulme me dronë drejt Ukrainës, regjistrohen disa viktima! Reagon Kievi

21 Dhjetor 2023 | 17:26

Dy gra janë vrarë dhe një burrë është plagosur si pasojë e bombardimeve ruse në Nikopol, në jug të Ukrainës.

Më herët, Kievi zyrtar deklaroi se kishte përjetuar një tjetër natë sulmesh nga Rusia, me 35 dronë iranianë të tipit “Shahed”, 34 prej të cilëve ishin rrëzuar.

Autoritetet ukrainase deklaruan se një zjarr ra në një magazinë në rrethinat e Kievit si pasojë e sulmeve, por për fat të mirë nuk pati viktima.

Rusia ka sulmuar vazhdimisht rajone të shtumta të Ukrainës në ditët e fundit. Në anën tjetër, zyrtarë ushtarakë të Moskës bënë me dije se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar një dron ukrainas që po fluturonte mbi rajonin e Brianskut, në kufirin mes Bjellorusisë dhe Ukrainës.

Ndërkohë, në terren, Ukraina ka nisur ndërtimin e fortifikimeve të reja për të frenuar valën e sulmeve ruse përgjatë vijës së frontit.

Së fundmi, Ukraina ka marrë një rol mbrojtës në konflikt, pasi kundërofensiva e nisur në verë dështoi të arrinte rezultatet e shpresuara.

Të enjten, shefi i shtabit të përgjithshëm rus, Valeri Gerasimov, pranoi avancimin e vogël të një njësie armike në frontin jugor, por pa përçarë vijat mbrojtëse ruse.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026

Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike

Lituania ka informacione se Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës dhe siguria rreth vendeve të energjisë dhe transportit do të forcohet si masë paraprake, tha...
09:34 | 15/07/2026

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026