Moska: Ukrainasit ekzekutuan 10 të burgosur rusë

18 Nëntor 2022 | 17:14

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Ukraina ekzekutoi më shumë se 10 të burgosur rusë të luftës.

“Kjo vrasje brutale e ushtarakëve rusë nuk është as i pari dhe as i vetmi krim lufte,” tha Ministria e Mbrojtjes.

“Kjo është një praktikë e zakonshme në Forcat e Armatosura të Ukrainës që mbështetet në mënyrë aktive nga regjimi i Kievit dhe injorohet në mënyrë të hapur nga klientët e tij perëndimorë”-thuhet në deklaratë.

Mediat e huaja kanë shpërndarë dhe video nga momenti kur ka ndodhur ngjarja.

Ukraina ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për krime lufte, akuza që Rusia i ka mohuar.

Ministria ruse e Mbrojtjes nënvizoi se video tregon vrasjen e qëllimshme dhe metodike të më shumë se dhjetë ushtarëve rusë, shkruajnë mediat e huaja. 

Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga Kiev në lidhje me pretendimet e Moskës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë u regjistrua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) pak pas mesnatës, me epiqendër në Pizzone, një komunë...
10:02 | 25/07/2026

Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit

Sulmet e reja ruse në Ukrainë kanë lënë të paktën 15 të vdekur, përfshirë 10 nga një sulm me raketa balistike në një ekspozitë pranë...
09:22 | 25/07/2026

Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)

Dhjetëra anije në një marinë në qytetin verior serb të Novi Sadit po lundronin në një llum të gjelbër, e vetmja gjë që mbeti pasi...
09:06 | 25/07/2026