Moti i acartë, ministrja Balluku: Ndalohet qarkullimi i automjeteve të tonazhit të rëndë deri të hënën
Për shkak të motit të keq, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u është drejtuar me një apel drejtuesve të automjeteve, ku u kërkon të evitojnë lëvizjet nëpër akset kombëtare deri në normalizimin e situatës.
Ajo tha se situata në rrugë është ekstreme për shkak të stuhisë së dëborës, e cila ka përfshirë pothuajse të gjithë vendin.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të evitojnë qarkullimin në akset rrugore si ato kombëtare dhe ato që lidhin qytetet dhe fshatrat. Situata është ekstreme, pavarësisht se borëpastrueset janë në krye të detyrës, por është një situatë që nuk përballohet lehtë”, tha Balluku.
Ministrja konfirmoi se duke nisur nga sot në mbrëmje deri të hënë në mëngjes do të ndalohet qarkullimi i automjeteve të tonazhit të rëndë. Sipas saj, kjo masë është marrë pasi këto automjete krijojnë pengesë për mjetet borëpastruese.
“Duke nisur nga sonte ora 20:00 do të ndalohen qarkullimet e automjeteve të rënda, të cilat krijojnë problem dhe bllokojnë borëpastruese. Deri të hënën në mëngjes në orën 08:00 të gjitha automjetet e tonazhit të rëndë nuk do lejohen të qarkullojnë në akset kombëtare”, tha ministrja Belinda Balluku.
Lexoni gjithashtu:
Të bllokuar në rrugë prej dëborës, qytetarët bëjnë apel për ndihmë
Moti me shi dhe dëborë mbulon rrugët e vendit, ARRSH apel për kujdes
Moti i ftohtë mbyll shkollat për katër ditë, mësimi vijon online
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta