Moti i keq në Durrës, 2 tragete përplasen gjatë ankorimit
2 tragete janë përplasur në Portin e Durrësit. Mjetet e lundrimit janë përplasur gjatë ankorimit në port si pasojë e motit të keq.
Në momentin që tragetet po hynin në port, ka pasur dhe një numër të lartë udhëtarësh dhe kjo ka ngjallur panik, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz, vetëm dëme materiale.
Është dashur ndërhyrja e mjeteve të emergjencës që ka bërë të mundur që tragetet të ankorohen në Portin e Durrësit.
Moti i keq që ka përfshirë gjithë vendin këtë të hënë ka shkaktuar problematika të shumta në mbarëvajtjen e mjeteve lundruese.
Autoritetet Detar i Durrësit njoftoi sot pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla për shkak të dallgëzimit të madh në det me lartësi deri në 3.3 metra dhe erëra të fuqishme me drejtim Jug-Juglindje dhe Veri-Veriperëndim, me forcë deri në 6-7 ballë.
LEXONI GJITHASHTU:
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet