Moti i keq në Gjirokastër, rrëshqitje toke dhe ndërprerje të energjisë në disa zona
20 Shkurt 2026 |
08:51
Gjatë orëve të para të ditës së sotme Qarku i Gjirokastrës është përfshirë nga moti i keq me reshje intensive shiu.
Sipas emergjencave civile, në rrugën kombëtare Tepelenë-Gjirokastër ka prezencë të inerteve, ndërsa qarkullimi i automjeteve nuk është ndërprerë.
Në Bashkinë Memaliaj rruga që shkon në fshatin Xhafaj, Njësia Administrative Buz është e bllokuar nga rrëshqitja e dherave. Defektet në rrjetin e shpërndarjes të shkaktuara nga era e fortë kanë lënë pa energji elektrike fshatrat në Njësinë Administrative Dropull i Sipërm, Bashkia Dropull dhe një pjesë të qytetit të Tepelenës.
Lajme të Sugjeruara
50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2
Ka nisur në Pogradec Festivali Ndërkombëtar i Akuarielit “Lin Aqua” 2, eventi ndërkombëtar që bën bashkë mbi 50 piktorë nga e gjithë bota. Nëpërmjet bojërave...
Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore
Temperaturat e larta tashmë janë kthyer në një emergjencë shëndetësore në Europë. Kur termometri po I afrohet 40 gradë celsius edhe në Shqipëri, specialistët e...
Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
Emisioni “Njerëzit e Fshatit” në Euronews Albania, me gazetarin Xhensil Shkëmbi, udhëtoi këtë javë në Fravesh, Pashkashesh dhe Kllojkë, tre fshatra të qarkut të Tiranës...
- 18:54 Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
- 18:48 50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2
- 18:34 Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona