Moti i keq përfshin Europën, 1 viktimë dhe 6 të plagosur në Itali
Moti i keq ka përfshirë pothuajse të gjithë Europën.
Në Rumani, autoritetet lëshuan alarmin e kuq në pjesën lindore të vendit për shkak të erërave që arrijnë deri në 100 km në orë. Rrugët kombëtare u mbyllën të dielën në katër qarqe dhe 69 zona u përballën me mungesë të energjisë elektrike.
Edhe në Bullgari qytetarëve iu kërkua të shmangnin udhëtimet përgjatë gjithë fundjavës, pasi moti i keq ka përfshirë vendin.
Italia është përballur gjithashtu me erëra të forta. Një 82-vjeçare humbi jetën në Romë pasi një pemë u rrëzua duke goditur 82-vjeçaren. Në të gjithë kryeqytetin Italian u rrëzuan rreth 300 pemë gjatë së shtunës, duke shkaktuar 6 të plagosur.
Reshje të shumta dëbore mbuluan Austrinë përgjatë fundjavës. Në disa zona të vendit trashësia e dëborës arriti në 20 cm, por nuk raportohet për probleme në qarkullim. Ndërkohë zonat turistike malore po presin turistët e parë për këtë dimër.
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë