Moti keq, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës jep të dhënat për situatën

6 Janar 2026 | 14:13

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar këtë të martë raportin e përditësuar mbi gjendjen e krijuar nga moti i keq në vend. Sipas raportit, reshjet intensive të shiut kanë përfshirë të gjithë territorin që prej orëve të para të ditës, duke shkaktuar problematika në disa akse rrugore, furnizimin me energji elektrike dhe rrjetin e ujit.

Në zonën veriore të vendit reshjet e dendura kanë sjellë rënie gurësh dhe prurje uji, ndërsa në aksin Bogë–Theth ka pasur reshje dëbore. Probleme janë raportuar në akset: Bajram Curri–Valbonë, Ura Bujan–Qafë Morinë, Bajram Curri–Fierzë, Dedaj–Bogë, Kukës–Krumë, Kukës–Shishtavec–Skuraj–Peshkopi dhe Dushaj–Lekbibaj. Po punohet për largimin e materialeve që pengojnë qarkullimin. Ndërsa në aksin Vorë–Maminas është konstatuar prezenca e ujit në rrugë. Kontraktorët dhe punonjësit e Ministrisë janë në terren pa ndërprerje për pastrimin e akseve.

Aktualisht, 22 fidera janë jashtë pune, me rajonin e Durrësit më të prekur. Të gjitha linjat që furnizojnë hidrovorët janë funksionale, përveç segmentit në Synej të Kavajës, ku po punohet për rikthimin e furnizimit. Linjat 35 kV dhe nënstacionet funksionojnë normalisht.

Të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV janë në operim normal, ndërsa ekipet e linjave dhe nënstacioneve qëndrojnë në gatishmëri. Në Nënstacionin Rrashbull 220/110 kV është evidentuar prezenca e ujit, por ekipet në terren po marrin masat për evadimin e tij.

Prurjet në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës mbeten të larta, ndërsa 9 agregate janë në funksion me kapacitet të plotë. Uji i reshjeve përpunohet dhe pjesa e mbetur shkarkohet sipas kuotave të sigurisë për të garantuar funksionimin e njësive prodhuese.

Në Durrës, niveli i kanalit të hidrovorit është maksimal dhe situata paraqitet e rënduar, për shkak të reshjeve intensive. Strukturat përkatëse monitorojnë situatën në terren. Në pjesën tjetër të vendit, furnizimi me ujë dhe kanalizimet funksionojnë normalisht, ndërsa grupet e punës janë në gatishmëri.


Porti i Durrësit operon normalisht, duke vazhduar imbarkimin e pasagjerëve për tragetet e mesditës. Në Vlorë, dalja e anijeve të vogla është pezulluar, ndërsa nisja e trageteve nga Brindizi varet nga moti. Porti i Sarandës funksionon pa probleme. Aeroporti “Nënë Tereza” vazhdon operimet normale, megjithëse situata meteorologjike në zonë mbetet e vështirë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se të gjitha strukturat janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës, duke garantuar sigurinë e qytetarëve dhe funksionimin e shërbimeve kritike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bie në greminë teksa mblidhte çaj mali, 31-vjeçari transportohet drejt Traumës

Policia e Maliqit, në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, ka bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e një personi që ishte rrëzuar nga një shkëmb në...
08:15 | 29/06/2026

Shpëtohen pas tetë orësh operacion intensiv 4 turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë

Katër turistë u bllokuan mesditën e së dielës në Kanionet e Gjipesë, në territorin e Bashkisë Himarë, gjatë një eksplorimi në terrenin e thepisur të...
07:34 | 29/06/2026

Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri

Eksperti Fatjon Softa i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e qytetarëve të...
22:09 | 28/06/2026