Mourinho| Prapaskenat e shkarkimit, portugezi debatoi me presidentin e ekipit

17 Janar 2024 | 16:24

Shkarkimi i Jose Mourinhos nga Roma ishte lajmi kryesor i së martës në shtypin sportiv, me portugezin që largohet nga kryeqyteti Italian pas më tepër se 2 vitesh.

60-vjecari i cili është i vetmi trajner që ka sjell një trofe Europe tek Roma, u shkarkua rreth orës 8 të mëngjesit. Numri 1 i ekipit Dan Friedkin i kishte dërguar mesazh portugezit se duhet të paraqitej në zyrën e tij.

Pakënaqësitë ndaj Mourinhos ishin të shumta nga gjendja e ekipit, renditja në tabelë si dhe sjellja e Special One në fushë, i ndëshkuar shpesh me karton të kuq. Sipas detajeve në mediat italiane, Mourinho ka shkpërthyer në ofendime ndaj drejtuesve, të cilat i ka komunikuar në gjuhën angleze, ndërsa ka ngritur si shqetëim mungesën e investimeve. Sipas tij, Friedkin nuk e mbajti fjalën për merkaton, edhe pse i kishte premtuar një skuadër kompetitive.

Shkarkimi ishte kërkuar nga djali i presidentit Dan, Ryani, i cili ishte i pakënaqur me formë ne skuadrës. Zyrtarizimi u bë në orën 9 të mëngjesit, ndërsa pati një njoftim në rrjetet sociale. Pak orë pasi Mourinho la detyrë, vendin e tij e zuri Daniele De Rossi, ish-futbollisti që ka mbajtur veshur fanellën romane për 20 vite. Kyi  fundit vjen pas një aventure të shkurtër në krye të ekipit të SPAL.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026