“Mund të ketë vonesa në trafik“ KFOR njofton lëvizje të shtuara të trupave në Kosovë
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi të mërkurën se do të ketë lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve të saj në territorin e Kosovës gjatë ditëve në vijim, për siç tha, të kryer “procedura normale”.
Në një komunikatë për media më 16 gusht, Forca Ndërkombëtare Paqeruajtëse tha se rritja e lëvizjes së trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda Kosovës është për shkak të procedurave normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve“, shkruan rel.
KFOR-i shtoi se do të mbajë edhe ushtrime për testimin dhe mirëmbajtjen e kapaciteteve operacionale, në mënyrë që të sigurohet niveli i njëjtë i stërvitjeve dhe gatishmërisë për të gjitha njësitë e ardhshme në terren.
“Derisa këto stërvitje do të kryen në një mënyrë që të minimizohet pengimi dhe ndikimi n popullatën vendore, ka mundësi të ketë vonesa në trafik dhe mund të shihen lëvizjet e ushtarëve. Prandaj, KFOR-i i këshillon shoferët të kenë vëmendje të posaçme nëse ndodhen afër kolonave të automjeteve ushtarake”, tha KFOR-i.
Sipas Marrëveshjes Ushtarako-Teknike të Kosovës, që i dha fund luftës në Kosovë, KFOR është përgjegjës për sigurinë e kufijve të territorit të Kosovës.
Ushtrimet e KFOR-it vijnë pak muaj pasi dhjetëra ushtarë të tij u lënduan gjatë një përleshjeje me protestuesit serbë, pas përshkallëzimit të dhunës në fund të majit, kur serbët kundërshtuan hyrjen në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
Dhuna e detyroi NATO-n që të angazhojë 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë në këtë shtet.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta