Municion, tymuese e uniforma si në Banjskë, gjenden mjete të rrezikshme në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka sekuestruar municion dhe mjete të rrezikshme në veri të Mitrovicës. Sipas policisë së Kosovës këto mjete të rrezikshme mund të përdoreshin për sulme ndaj policisë duke rrezikuar jetën e policëve dhe qytetarëve.
Mjetet e rrezikshme u gjetën në lagjen e boshnjakëve përballë shkollës së mesme teknike.
“Njësitet kompetente policore bazuar në informacione relevante pranuar nga qytetarët kanë ndërmarr veprime të menjëhershme hetimore dhe operative me ç’rast në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës, kanë realizuar një operacion kontrolli dhe aty kane gjetur: tela gjemborë të improvizuar (iriqë), bomba tymuese, municion dhe një uniformë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjikthashtu policia e Kosovës bën me dije se uniformat e gjetur në orët e apra të së hënës janë të ngjashme me uniformat që janë përdorur nga grupi terrorist në Banjskë në shtator të këtij viti.
“Veprime policore operacionale në teren ende po vazhdojnë me qëllim të identifikimit të mjeteve tjera të dyshuara në mënyrë që të parandalohet rrezikimi nga to, i qytetarëve apo të parandalohet ndonjë sulm ndaj Policisë se Kosovës që po punojnë për ruajtjen e rendit dhe garantimin e sigurisë”, thuhet në njoftim.
Mjetet e rrezikshme u gjetën pasi informatave të marra në rrugë operative nga Policia e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit