3 murale të reja në Tiranë| Coca-Cola, pjesë e zhvillimit kulturor në qytet

26 Tetor 2022 | 18:26

Tre murale të reja, frymëzuese artistike finalizuan sot Mural Art në Tiranë.

Ky është një nga eventet më të mëdha artistike në kryeqytet, gjatë të cilit, Coca-Cola në Shqipëri ofroi kontributin e saj, në promovimin e krijueshmërisë dhe ri-formësimin e hapërsirave në qytet përmes shprehjes së artit.

Mural Art mblodhi së bashku në një ceremoni të veçantë inaugurese, Nënkryetaren e Bashkisë, Keti Luarasi, Koordinatoren e titullit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 – Kongresi Rinor Kombëtar, Aspasjana Kongo, Drejtorin e Përgjithshëm, të Coca-Cola Bottling Shqipëria, Fabio Colliva, të rinj dhe të reja artiste, artdashës por edhe qytetarë.

Coca-Cola është partner strategjik i “Tirana, Kryeqytetit Evropian i Rinisë 2022” dhe përgjatë këtij viti ka mbështetur nisma dhe aktiviteteve të ndryshme në kryeqytet.

Grupi i të rinjve dhe të rejave artistë të Mural Art, u bë pjesë e një serie 3-ditore workshop-esh trajnuese, ku përfaqësuesit e Coca-Colës bashkëpunuan me pjesëmarrësit – si pjesë e një kompanie që forcën e brandit të saj, e ka shtrirë edhe në ndarjen e momenteve që sjellin emocione por edhe edhe në përkushtimin për investime afatgjata në vend, duke vendosur prioritete ambicioze në drejtim të agjendës së qendrueshmërisë. Procesi trajnues i shërbeu të rinjve, si frymëzim, për të konceptuar skicat artistike të muraleve të reja duke përcjellë përmes tyre mesazhe me impakt të madh.

Në fjalën e saj, NënKryetarja e Bashkisë, Keti Luarasi e konsideroi të rëndësishme forcimin e talenteve artistike të të rinjve dhe përfshirjen e aftësive të tyre, në aktivitete që synojnë zhvillimin në qytet. Luarasi falenderoi Drejtorin e Përgjithshëm të CCBS, Fabio Colliva për mbështetjen si dhe të rinjtë për realizimin e punëve artistike të muraleve. “Muralet përmbajnë mesazhe që kanë brenda gjithë dashurinë që të rinjtë i sjellin komunitetit” tha Luarasi.

Koordinatorja e titullit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 – Kongresi Rinor Kombëtar, Aspasjana Kongo tha se: “Ne synojmë ta vijojmë këtë nismë edhe vitin e ardhshëm, duke përfshirë të rinjtë me skica artistike të realizuara prej tyre në qytet.”

Fabio Colliva, Drejtor i Përgjithshëm i Coca-Cola Bottling Shqipëria falenderoi të pranishmit dhe përshëndeti ceremoninë e Mural Art ndërsa tha:

“Impakti social-ekonomik, i cili na bën krenarë është rezultat i punës që Coca-Cola bën në Shqipëri, përmes CCBS që nga viti 1994. Ne jemi të lumtur të mbështesim të rinjtë të shprehin kapacitetet e tyre inovatore dhe krijuese, duke mundësuar që mesazhet e tyre të jenë të dukshme si pjesë e jetës së përditshme të qytetarëve.

Mural Art krijoi një model pozitiv, që dëshmon se si bashkëpunimi i aktorëve të ndryshëm nxit talentin artistik të të rinjve dhe thellimin e njohurive rreth konceptit të përgjegjësisë sociale,” u shpreh Z. Colliva.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të...
14:45 | 25/06/2026

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026