Murtaja e bagëtive, konfirmohet vatra e dytë në Korçë

24 Qershor 2025 | 13:25

Vatra e dytë e murtajës së ruminantëve të vegjël (e bagëtive të imta) është konfirmuar në qarkun e Korçës.

Autoritetet konfirmojnë se analizat kanë rezultuar pozitive për një nga fermat e fshatit Shkoze në bashkinë e Maliqit, ku më tepër se 180 krerë do të groposen.

“Përgjigjet e laboratorit konfirmuan vatrën e dytë që ndodhet në fshatin Shkoze të Bashkisë Maliq. Aktualisht sot do eliminohen rreth 110 krerë të leshtë, çdo fermë që rezulton pozitive eliminohen gjithë kafshët. Kjo sëmundje nuk dëmshpërblehet nga shteti pasi bie për herë të parë në Shqipëri, mendoj se duhet të ndihmojë. Risku është, kemi marrë masat, këtu janë gati 2000 krerë te imta që rrezikojnë”, thotë Demirali Latollari.

Fermeri që zotëron fermën e infektuar tregon se dëmi është kolosal, aq sa i ka ngelur vetëm vetëflijimi në rast se nuk ndihmohet nga shteti.

“Do groposen mbi 180. Dëm shumë i madh, nuk llogaritet. Duam pak ndihmë, ne me këto kemi bukën. Vetëm me këtë punë merremi. Në rrugë jam, në borxhe jam. Po nuk dhanë ndihmë, do hap gropën ngjitur për veten time”, shprehet fermeri  Enkel Shkembasi.

Autoritetet veterinare shprehen se situata është në kontroll edhe pse dëmi i përllogaritur është i madh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026