Musk ‘ultimatum’ punonjësve të Twitter: Punoni me orë të zgjatura ose largohuni
Pronari i ri i Twitter, Elon Musk u ka kërkuar punonjësve të tij të angazhohen në punë me orë të zgjatura ose përndryshe të largohen nga kompania.
Mediat britanike bëjnë me dije se në një e-mail drejtuar stafit, ai u ka thënë punonjësve se duhet të pajtohen me zotimin nëse duan të qëndrojnë.
“Duke shkuar përpara, për të ndërtuar një përparim në Twitter 2.0 dhe për të pasur sukses në një botë gjithnjë e më konkurruese, do të duhet të jemi jashtëzakonisht të fortë”, shkroi Musk, shkruan CNN.
“Kjo do të thotë të punosh me orë të gjata me intensitet të lartë. Vetëm performanca e jashtëzakonshme do të përbëjë notë kaluese.”- ka shtur më tej ai.
Punëtorëve u është thënë se duhet ta bëjnë këtë gjë deri orën 17:00 EST të së enjtes, nëse duan të jenë “pjesë e Twitter-it të ri”.
“Çfarëdo vendimi që të merrni, ju falënderoj për përpjekjet tuaja për ta bërë Twitter të suksesshëm”, ka thënë ndër të tjera Musk.
LEXONI GJITHASHTU:
Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin