Muzeu i Naim Frashërit, dëshmia e kulturës në Sarandë

1 Dhjetor 2023 | 20:32

Muzeu i traditës ose ndryshe Muzeu i Naim Frashërit, është një dëshmi kulture dhe etnografike e Sarandës dhe rrethinave të saj.

Saranda është një vend që ka komunitete të ndryshme, ka komunitet ortodoks e mysliman kështu që dhe krahinat e saj janë të lidhura mirë, dhe të ndërthurura me kostumografinë që kanë. Çdo krahinë ka kostumografi të parë, të dytë, ose të tretë.

Sende të përdorura në përditshmëri, punëdore të grave, qilima, veshje karakteristike të zonave jugore, sëndukët e pajës e deri të sofra, të gjitha qëndrojnë të ekspozuara për publikun në muzeun buzë detit.

“Kati i dytë ka traditën kulturore, kemi kostumografinë e rrethinave të Sarandës, kostumografinë e qytetit të Sarandës, veglat që janë përdorur ndër vite dhe kështu që ky (muzeu), mbart një histori më vete për të gjithë qytetin e Sarandës,” – u shpreh Elda Koçi, përgjegjëse e muzeut.

Por xhevahiri i këtij muzeu është ky kostum i zonës së Theollogos, që është plot 120-vjeçar, dhe vjen në ditët e sotme i padëmtuar.

“Veshja e Theollogos ose e Partizanit, kjo veshje ndodhet këtu sepse është dhuruar nga një person anonim që e kishte të gjyshes. Kjo veshje përbëhet nga coha, nga fustani, nga brezi i mesit, shamia e qëndisur, dhe pjesa e brendshme e saj nga pëlhura e bardhë që vishnin gratë,” – u shpreh Koçi.

Muzeu i Traditës po shërben si një destinacion jo pak i rëndësishëm, për ditët e festave të nëntorit, ku edhe pse ka temperatura të ulëta Saranda sërish pret vizitor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026