Muzeu Kadare në Gjirokastër, atraksion kulturor për vizitorët vendas dhe të huaj
Shtëpia e lindjes së gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, në qytetin e Gjirokastrës po shërben si qendër për organizimin e aktiviteteve kulturore. Në kuadër të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë, teatri “Zihni Sako” solli një mbrëmje poetike të titulluar “Jetë në romanet e Kadaresë”. Përgjatë këtij aktiviteti u ndërthurën isopolifonia, muzika klasike dhe interpretimet e aktorëve përmes monologëve dhe poezive të Ismail Kadaresë.
“Të gjitha pjesët që u shkëputën nga veprat e tij janë një rikujtesë dhe një reflektim që duhet të kemi ndaj vlerave të çmuara dhe mesazheve që përcjell vepra e Ismail Kadaresë. Është kënaqësi që morëm pjesë në këtë aktivitet dhe uroj shumë që ky vit të jetë prezantues i veprës së tij, ndërsa po përgatisim edhe një shfaqje nga autori i çmuar Ismail Kadare në teatrin e Gjirokastrës”, thotë regjisori, Elton Hinaj.
Organizimet kulturore ndikojnë në tërheqjen e vizitorëve në Muzeun Kadare, duke e kthyer atë në një nga pikat e preferuara të guidës turistike të Gjirokastrës.
“Përgjatë gjithë vitit kemi pasur një numër të lartë vizitorësh, si të huaj ashtu edhe shqiptarë. Ka pasur vizitueshmëri edhe në këtë periudhë dimri. Vizitorët vazhdojnë të vijnë, ata janë shumë të interesuar të mësojnë edhe më shumë për shtëpinë dhe ta shohin nga afër, pasi kanë lexuar veprat e Kadaresë dhe kjo i ka tërhequr, i ka bërë kureshtarë duke i sjellë në muze”, thotë Befjola Braho, koordinatore e Muzeut Kadare.
Shkrimtari Ismail Kadare u nda nga jeta më 1 korrik 2024, ndërsa një pjesë të rëndësishme të krijimtarisë së tij letrare ia dedikoi qytetit të Gjirokastrës.
Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur
- 08:09 SHBA nis sulme ajrore ndaj Iranit, Trump: Goditën me dron anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë