Muzikoterapia në spitale, fëmijëve me tumor u ofrohen shërbime argëtuese

Muzikoterapia per femijet
6 Mars 2023 | 17:02

Në Spitalin e Përgjithshëm të Barit, në jug të Italisë, muzika përfshihet në menaxhimin e pacientëve të vegjël onkologjikë.

Në të kaluarën, momentet që çonin në anestezi apo kimioterapi ishin plot ankth dhe refuzim, por mjekimi është ndryshe në ditët e sotme, falë edhe Filippos.

“Tani fëmija e di se do të luajë me Filippon, ai fokusohet te instrumentet, te ngjyrat që dëshiron në shtrat. Ai do ta kujtojë këtë ditë si ditën kur erdhi këtu për të luajtur me Filippon”, thotë Paola Muggeo, mjeke në spitalin e Barit.

Muzikoterapisti nuk është vetëm ekspert i muzikës, por është edhe pjesë përbërëse e një ekipi së bashku me mjekë, infermierë, anestezistë dhe psikologë.

“Për të punuar në një kontekst të tillë duhet të kesh një lloj predispozicioni jo vetëm për të punuar me fëmijët, por edhe për të punuar me këto sëmundje të rënda që kanë një ndikim të madh në jetën e përditshme dhe për më tepër, duhet të kesh aftësi të shkëlqyera të punës në grup”, shprehet Filippo Giordano, terapist muzikor.

Një eksperiencë 10-vjeçare, e nisur në spitalin e përgjithshëm të Barit, së bashku me 32 qendra të tjera në Itali, gjeneroi një kërkim dhe një botim në një revistë prestigjioze shkencore.

Menaxhimi i pacientëve do të thotë të kujdesesh për ta, edhe me ndihmën e mjeteve të tjera, si terapia me kafshët shtëpiake, aktivitetet në shkollë, ushtrimet fizike dhe mbështetja e prindërve.

Terapitë trajtojnë të gjithë personin dhe po përmirësojnë shkallët e rikuperimit. E gjitha kjo fitohet edhe falë muzikës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Aksident i rëndë në mesnatë, humb jetën 19-vjeçarja shqiptare në Itali

A reaguan si duhet autoritetet pas përmbytjes së anijes në Itali? Nisin hetimet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026