‘Napoleon’ zbret në kinema me polemika, filmi i Scott shkakton debate

22 Nëntor 2023 | 16:51

Filmi i ri i Ridlli Skot, “Napoleon”, del këtë javë në kinema. Rrëfimi i jetës së Napoleon Bonapart, perandori i Francës që u ngjit në majat e pushtetit pas Revolucionit Francez dhe që pushtoi gjysmën e Evropës, është një detyrë e frikshme për çdo regjisor. Dhe, si me çdo film tjetër të Ridlli Skot, edhe në këtë rast ka arsye për të qenë si entuziast edhe i trembur.

Filmi përmban si substancën historike edhe atë epike që është e domosdoshme duke parë gjatësinë e tij, plot 2 orë e 37 minuta dhe ofron të shtëna të vërteta topi, dyluftime që nuk kursehen dhe një kolonë zanore të bukur.

Sidoqoftë figura e Bonapart, i interpretuar nga aktori Hakuin Feniks, mbetet një mister dhe po ashtu ajo e Zhozefinës, e luajtur nga e mrekullueshmja Vanesa Kirbi.

Por filmi mbi një figurë kaq të njohur historike nuk përbën ndonjë risi të veçantë, pasi pasioni i Skot për Napoleonin daton që në filmin e tij të parë të vitit 1977, “Duelistët”, që rrëfen luftërat e epokës napoleonike.

Megjithatë, edhe ky prodhim mund të konsiderohet si kryevepra më e fundit e karrierës së regjisorit të njohur, pavarësisht se sipas kritikëve, ndonjëherë merr tiparet e një filmi komik pasi tregon historinë e një njeriu shtatshkurtër, herë ambicioz dhe herë fëmijënor.

Por Skot u është përgjigjur kritikëve, të cilët kanë shpërthyer ndaj filmit. Edicioni francez i revistës “Xhi Kju” e cilësoi atë si “të ngadaltë, jo origjinal dhe qesharak”. Ndërsa gazeta “Le Figaro” e përshkroi filmin me titullin “Barbi dhe Ken nën hijen e Perandorisë”.

Për t’i hedhur pak më shumë benzinë zjarrit, biografja e Napoleon, Patris Zhenifej, përmes një artikulli në të përditshmen “Le Point”, e cilësoi filmin si “shumë anti-francez dhe shumë pro-britanik”.

Nga ana e tij, Skot u përgjigj në një intervistë për BBC duke thënë: “Janë francezët që nuk pëlqejnë vetëveten”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike

Lituania ka informacione se Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës dhe siguria rreth vendeve të energjisë dhe transportit do të forcohet si masë paraprake, tha...
09:34 | 15/07/2026

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026