Napoli mposht Romën, derbi Chelsea-Tottenham mbyllet në barazim, humbet Arsenali
Napoli arriti një fitore të rëndësishme përballë Romës ne javën e 9 të Serie-A.
Napolitanët arritën të triumfonin në shifrat 4-0. Verdhekuqtë me disa mungesa, sidomos në repartin e mbrojtjes, e kishin të vështirë të rezistonin përballë skuadrës së drejtuar nga Gennaro Gattuso.
Një sukses ky që i dedikohet Diego Maradonës, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë.
Në nder të legjendës argjentinase edhe stadiumi i Napolit tashmë do marrë emrin e tij.
Ndërkohë që në Premier-League, Arsenali vijon të mos ruajë një ritëm konstant në rezultate. Londinezët u mposhtën 1-2 në shtëpi nga Wolverhampton, kjo e fundit luajti nën ankth pas një lëndimi të rëndë që pësoi Raul Jimenez.
Futbollisti meksikan humbi vetëdijen pasi u përplas kokë më kokë me brazilianin David Luiz dhe u dërgua me urgjencë në spital. Ndeshja u ndal 10 minuta për t’i ardhur atij në ndihmë, ndërsa pak më vonë u raportua se ai ishte ardhur në vete.
Pas kësaj humbejeje, Arsenali shënoi nisjen më të keqe të sezonit në 39 vitet e fundit.
Përfundoi në barazim 0-0 derbi mes Chelseat dhe Totenham. Një ndeshje që prodhoi spektakël dhe emocione por jo gola.
Nga ky barazim përfiton Liverpool që mban vendin e parë së bashku me Tottenham në kuotën e 21 pikëve.
Spursat e Jose Mourinhos i kanë bërë një nisje shumë të mirë kampionatit pasi në 10 javët e para kanë pësuar vetëm 1 humbje dhe me sa duket do jenë mes pretendentëve për titull edhe pse është akoma herët për të folur pasi në Premier Leagua renditja ndryshon sa hap e mbyll sytë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër