Napoli ‘nis’ shkëputjen, Juventusi barazon me Atalantën
Napoli ka rrëmbyer një tjetër fitore në kampionatin Italian duke e thelluar në 12 pikë diferencën me vendin e dytë. TË besuarit e Spaletit morën një fitore të lehtë në transfertë përballë Salernitanës me rezultatin 2-0. Golat u shënuan nga Di Lorenco dhe i përhershmi Osimhen i cili shkon në kuotën e 13 golave të shënuar në kampionat.
Roma e Zhoze Murinjos regjistroi fitoren e dytë radhazi, ndërsa në 5 ndeshjet e fundit nuk ka asnjë humbje. El Sharaui dhe Abraham ishin shënuesit për kryeqytetasit, të cilët nuk hasën pengesa përballë Specias. Torino dhe Verona po ashtu arritën të marrin nga 3 pikë në javën e 19 të Serisë A, megjithëse veronezët vijojnë të mbeten në vorbullën e rënies nga kategoria.
Juventusi i goditur psikologjikisht pas vendimit të gjykatës për heqjen e 15 pikëve, nuk ka shkuar më tepër se një barazim ndaj Atalantës. Pjesa e parë u mbyll në favor të bardhezinjve, 2-1, teksa me nisjen e të dytës, bergamaskët sollën baraspeshën e përkohshme. Lukman kaloi në epërsi Atalantën, teksa Danilo realizoi në barazimin përfundimtar. Aktualisht Juventusi renditet në vendin e 9të me 23 pikë, ndërsa Atalanta e 5-ta me 35 pikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta