NASA eksperimenton me bujqësinë në hapësirë
Astronautët e NASA në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës më në fund kanë shijuar specat e parë djegës të rritur në hapësirë për 4 muajt e fundit.
Grupi i austronautëve jo vetëm që kultivuan specat e parë djegës, por i konsumuan në taco.
Astronautja Megan MacArthur bëri të ditur se kanë konsumuar speca djegës të kuq dhe jeshil. Ajo e cilësoi ushqimin si “tacot më të mira hapësinore”.
Friday Feasting! After the harvest, we got to taste red and green chile. Then we filled out surveys (got to have the data! 😁). Finally, I made my best space tacos yet: fajita beef, rehydrated tomatoes & artichokes, and HATCH CHILE! https://t.co/pzvS5A6z5u pic.twitter.com/fJ8yLZuhZS
— Megan McArthur (@Astro_Megan) October 29, 2021
Theksojmë se Astronautëve iu desh të regjistronin përvojën e tyre pasi kultivimi I specave ishte pjesë e një eksperimenti më të gjerë.
NASA tha se eksperimenti synon të eksplorojë mënyra për rritjen e produkteve për misioneet hapësinore më afatgjata.
Astronautët mbollën farat në një habitat të avancuar bimësh, një kabinë zhvillimi e pajisur me më shumë se 180 sensorë dhe drita LED.
Ekipi në Qendrën Hapësinore Kennedy mbolli specat pothuajse në të njëjtat kushte në Tokë për të parë nëse mikrograviteti dhe faktorë të tjerë në hapësirë ndikuan në rritjen e tyre.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve