NASA publikon pamjet spektakolare nga Marsi, si duket Planeti i Kuq
NASA ka shpërndarë pamje të jashtëzakonshme të kapura nga sonda Mars Odyssey e cila ka monitoruar Planetin e Kuq për 22 vjet.
Sonda e NASA-s kapi pamjet e para të Marsit që shfaqin horizontin e lakuar dhe shtresat e atmosferës, të ngjashme me pamjet kur një astronaut sheh Tokën nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.
Sipas NASA-s pamjet na japin një kuptim të asaj se si duket Planeti i Kuq.
Sonda i kapi imazhet në muajin maj në një lartësi prej 400 kilometrave – e njëjta lartësi në të cilën fluturon Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor mbi Tokë.
“Nëse do të kishte astronautë në orbitën e Marsit, kjo do të ishte perspektiva që ata do të kishin”, tha Jonathan Hill nga Universiteti Shtetëror i Arizona-s, i cili kryeson operacionet për kamerën e Odyssey, i quajtur Sistemi i Imazhit të Emisionit Termik, ose THEMIS.
Inxhinierët në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s dhe Lockheed Martin Space, ishin ata që ndërtuan sondën Odyssey, me qëllim kapjen e këtyre pamjeve.
Misioni Mars Odyssey i vitit 2001 është anija kozmike më e gjatë operuese e NASA-s në Mars, duke shënuar 22 vjet në orbitë në tetor 2023.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë