Nata e çmimeve Oscar, qytetarët e Hong-Kongut peticion kundër prezantuesit aziatik

Donnie Yen
9 Mars 2023 | 19:59

Disa dhjetëra mijëra persona kanë nënshkruar një peticion për të hequr aktorin nga Hong- Kongu, Donnie Yen, nga prezantimi i natës së çmimeve Oscar për shkak të mbështetjes që ka shprehur për qeverinë kineze.

Peticioni online u organizua nga një grup aktivistësh nga Hong-Kongu. Në të thuhet se deklaratat e aktorit lidhur me protestat e vitit 2019 në Hong Kong shkelnin shpirtin e lirisë së shprehjes.

Akademia e Filmit, Artit dhe Shkencës, votuesit e të cilit përcaktojnë se kujt do t’i shkojnë çmimet Oscar, nuk e ka komentuar ende peticionin.

Donnie Yen është një yll i njohur ndërkombëtarisht i filmave aksion, që së fundmi shkaktoi polemika pasi i cilësoi protestat e 4 viteve më parë një kryengritje.

59-vjeçari është i njohur për filmat ku portretizon mjeshtrin e arteve marciale Ip Man, që në mbarë botën ka siguruar mbi 400 milionë dollarë.

Së shpejti ai do të shfaqet përkrah aktorit të mirënjohur amerikan Keanu Reevs, në episodin e katër të sagës së vrasësit John Wick.

Peticioni thotë se ftesa e akademisë për Yen tregon përbuzje ndaj popullit të Hong Kongut dhe se prania e tij do të dëmtonte imazhin dhe reputacionin e industrisë kinematografike.

Deri tani ai është nënshkruar nga mbi 84 mijë firma.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026