NATO gati për stërvitje bërthamore, Stoltenberg: Po vëzhgojmë lëvizjet e Rusisë

11 Tetor 2022 | 19:27

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se NATO do të kryejë ushtrimet vjetore për mbrojtje bërthamore javën tjetër, dhe se është duke vëzhguar nga afër forcat bërthamore të Rusisë.

“Nuk kemi parë ndonjë ndryshim në pozicionet e Rusisë, mirëpo ne jemi vigjilentë”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se çfarëdo sulmi në infrastrukturën kritike të NATO-s, do të nxisë “përgjigje të përbashkët dhe të vendosur”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka nënshkruar ditë më parë dekretet për aneksim të katër rajoneve ukrainase – Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson.

Ai ka thënë më pas se do t’i konsiderojë sulmet në këto territore si sulme ndaj vetë Rusisë dhe do të përdorë të gjitha mjetet për t’i mbrojtur ato.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën

Deri pak muaj më parë, emri i Princeshës Maria Carolina të Siçilive Burbon-Dy ishte i njohur kryesisht në qarqet aristokratike evropiane, botën e modës dhe...
17:33 | 04/07/2026

Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)

Më shumë se një shekull pas tragjedisë së Titanikut, Inteligjenca Artificiale po ofron një mënyrë të re për të eksploruar historinë, duke rikrijuar me detaje...
17:14 | 04/07/2026

Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane

Nga ishulli italian i Lampeduzës, Papa Leoni XIV i bëri thirrje Europës që t’i përgjigjet me një strategji afatgjatë sfidës së emigracionit, duke e cilësuar...
17:05 | 04/07/2026