NATO i jep premtimin Ukrainës: Anëtarësimi në aleancë, rrugë pa kthim
Sekretari i përgjithshëm i NATO-S, Jens Stoltenberg, njoftoi këtë të enjte integrimin e mëtejshëm të Ukrainës në këtë aleancë ushtarake. Kjo vjen si rezultat i premtimit te hershëm që anëtarët e NATO-s bënë për krijimin e një njësie të re për të koordinuar ndihmën ushtarake për shtetin e Ukrainës.
“Ndërsa Ukraina vazhdon këtë punë jetike, ne do të vazhdojmë ta mbështesim atë në rrugën e saj të pakthyeshme drejt integrimit të plotë euroatlantik, duke përfshirë anëtarësimin në NATO”, tha sekretari i përgjithshëm në deklaratë.
Agresioni i vazhdueshëm ruso-ukrainas ishte në krye të agjendës në samitin e NATO-s, i cili përkoi edhe me 75-vjetorin e themelimit të kësaj aleance. Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, konfirmoi gjithashtu se avionët F-16, që Amerika ka prodhuar për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës, janë në proces të transferimit drejt saj dhe do të përdoren këtë verë.
Sipas tij, progresi konkret i Ukrainës, i kombinuar me ndihmat që ky shtet po merr nga aleanca, përbëjnë një urë ndihmëse për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
I pranishëm në samit ishte edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili pati takime me disa lider botërorë, përfshirë këtu edhe kryeministrin e ri të Mbretërise së Bashkuar. Ky i fundit i ka bërë të ditur homologut të tij se pavarësisht se ka një qeveri të re në Londër, nuk do të ketë asnjë ndryshim në mbështetjen për përpjekjet luftarake të Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë