NATO në krah të SHBA për sulmet në Iran, Rutte: U prish armëpushimin në Hormuz, duhet të reagojmë me forcë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbështetur sulmet e fundit të SHBA-së ndaj Iranit, duke u thënë gazetarëve përpara samitit të NATO-s në Ankara të mërkurën se veprimi ushtarak ishte “absolutisht i nevojshëm”.
“Kur ke një armëpushim dhe Irani praktikisht e shkel armëpushimin – kemi parë çfarë ndodhi dje me sulmet ndaj anijeve – mendoj se është absolutisht e domosdoshme që SHBA-të të reagojnë me forcë”, tha Rutte.
Rutte tha se programi bërthamor i Iranit do të jetë në rendin e ditës në sesionin kryesor të sotëm të NATO-s. “Pres që aleatët sot të rikonfirmojnë se Irani nuk duhet të marrë kurrë në dorë një kapacitet bërthamor”, tha Rutte.
Liria e lundrimit do të diskutohet gjithashtu pasi “hapja e plotë e Ngushticës së Hormuzit është thelbësore për të gjithë 32 aleatët”, shtoi ai.
Shefi i NATO-s përshëndet rritjen prej 258 miliardë dollarësh në shpenzimet e mbrojtjes të Evropës dhe Kanadasë
Çfarë është memorandumi i mirëkuptimit midis SHBA-së dhe Iranit?
Frederiksen nga Ankaraja: Danimarka është gati të mbrojë çdo centimetër të NATO-s
- 08:21 Shefi i NATO-s përshëndet rritjen prej 258 miliardë dollarësh në shpenzimet e mbrojtjes të Evropës dhe Kanadasë
- 08:19 Çfarë është memorandumi i mirëkuptimit midis SHBA-së dhe Iranit?
- 08:18 Frederiksen nga Ankaraja: Danimarka është gati të mbrojë çdo centimetër të NATO-s
- 08:18 Pse shitja e avionëve luftarakë F-35 Turqisë është e diskutueshme
- 08:15 Çfarë pritet nga Samiti i NATO-s sot në Ankara
- 08:12 Rusia: Dronët ukrainas dëmtojnë dy cisterna nafte dhe vrasin një person. Disa të plagosur