NATO në Ukrainë? Krahu i djathtë i Putin fyen Macron: Frikacak
Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, komentoi shtyrjen e vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Kiev dhe e quajti liderin francez “frikacak”.
“Macron po përgatitet të shkojë në Kiev? Por ai është një frikacak zoologjik! Gjithësesi: Unë rekomandoj zyrën e tij t’i ndërrojë të brendshmet! Të përgatitetn se do të ketë erë vërtet të fortë…”, ka shkruar ndër të tjera Medvedev në frëngjisht në platformën X.
Në postim, zyrtari rus shkroi disa komente të tjera fyese kundër presidentit francez dhe e përfundoi postimin e tij me fjalët “Franca e gjorë!”.
Më herët, e përjavshmja franceze “Tribune” raportoi se vizita e Macron në Kiev, e planifikuar për në mars, mund të shtyhet sërish për arsye sigurie dhe për shkak të organizimit të një udhëtimi të përbashkët me liderët e tjerë të BE-së.
Portali i Brukselit “Politico”, duke cituar një diplomat francez të paidentifikuar, shkruante se Macron e shtyu vizitën e tij në Ukrainë për shkak të mosmarrëveshjeve me aleatët pas deklaratave të ashpra të politikanit për konfliktin ukrainas. Sipas diplomatit, presidenti francez tani dëshiron të “marr kohën e nevojshme” për bisedimet me aleatët.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë