NATO ngre alarmin: Rusia po shqyrton vendosjen e armëve bërthamore në hapësirë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se Aleanca ka informacione se Rusia po shqyrton mundësinë e vendosjes së armëve bërthamore në hapësirë, të cilat mund të “kërcënojnë seriozisht sigurinë globale”, raporton gazeta gjermane “Welt”.
“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet se Rusia po shqyrton këtë opsion”, tha Rutte për gazetën, duke shtuar se Moska po mbetet prapa Perëndimit në hapësirë dhe se po përpiqet të arrijë zhvillimin e armëve bërthamore anti-satelitore.
Sipas tij, armë të tilla nuk do të drejtohen drejtpërdrejt në Tokë, por në satelitë, shkatërrimi i të cilëve mund të shkaktojë “kaos”, sepse shumë sisteme kyçe në planet mbështeten në teknologjinë satelitore.
Rutte paralajmëroi se lëvizje të tilla do të ishin një shkelje e Traktatit të Hapësirës së Jashtme të vitit 1967, i cili parashikon “përdorimin paqësor të hapësirës së jashtme”.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Hapësira është bërë e rrezikshme dhe e paparashikueshme vitet e fundit. Rivaliteti po bëhet më i ashpër, jo vetëm në anën komerciale, por edhe në anën e sigurisë”, tha Rutte.
Në vitin 2021, NATO vendosi që neni 5, i cili parashikon mbrojtjen kolektive në rast të një sulmi ndaj çdo anëtari, mund të zbatohet edhe në rast të një sulmi në hapësirë ose nga hapësira.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës