NATO nis stërvitjen ushtarake për parandalimin bërthamor, dhjetëra avionë mbi Evropë

14 Tetor 2022 | 16:00

Anëtarët e forcave ajrore nga vendet e NATO-s do të praktikojnë parandalimin bërthamor, që do të përfshijë disa dhjetëra avionë mbi Evropën veriperëndimore nga e hëna, 17 tetor, u njoftua në faqen e NATO-s.

Stërvitja, e cila do të zgjasë deri më 30 tetor, është rutinë dhe përfaqëson trajnime periodike dhe nuk është e lidhur me ndonjë ngjarje botërore, shton uebfaqja e Aleancës. Stërvitja quhet “Steadfast Nun” dhe do të përfshijë 14 vende dhe deri në 60 avionë të ndryshëm, duke përfshirë luftëtarë të gjeneratës së katërt dhe të pestë.

Ashtu si në vitet e mëparshme, do të marrin pjesë bombarduesit amerikanë B52, të cilët do të fluturojnë nga baza ajrore Mino në Dakotën e Veriut. Fluturimet stërvitore do të zhvillohen mbi Belgjikë, e cila është mikpritëse e stërvitjes, si dhe mbi Detin e Veriut dhe Britaninë e Madhe.

“Ky stërvitje ndihmon për të mbajtur parandalimin bërthamor të sigurt”, tha zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën

Deri pak muaj më parë, emri i Princeshës Maria Carolina të Siçilive Burbon-Dy ishte i njohur kryesisht në qarqet aristokratike evropiane, botën e modës dhe...
17:33 | 04/07/2026

Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)

Më shumë se një shekull pas tragjedisë së Titanikut, Inteligjenca Artificiale po ofron një mënyrë të re për të eksploruar historinë, duke rikrijuar me detaje...
17:14 | 04/07/2026

Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane

Nga ishulli italian i Lampeduzës, Papa Leoni XIV i bëri thirrje Europës që t’i përgjigjet me një strategji afatgjatë sfidës së emigracionit, duke e cilësuar...
17:05 | 04/07/2026