NATO paralajmëron Rusinë: Pasoja serioze nëse përdor armë bërthamore ndaj Ukrainës

13 Tetor 2022 | 21:12

NATO po i merr seriozisht kërcënimet bërthamore të Rusisë dhe çdo përdorim i tyre nga Kremlini do të ketë pasoja serioze.

Ky ishte mesazhi kryesor që sekretari i përgjithshëm i Aleancës përcolli të enjten, pas një takimi të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare në Bruksel.

Gjithashtu, Jens Stoltenberg cilësoi si të papërgjegjshme deklaratat e presidentit Putin.

“Rrethanat në të cilat NATO mund të përdorë armë bërthamore janë shumë të largëta. Retorika bërthamore e Rusisë është e rrezikshme, e papërgjegjshme dhe ata e dinë se çdo përdorim i këtyre armëve ndaj Ukrainës do të ketë pasoja serioze. Ata e dinë që një konflikt bërthamor nuk duhet të ndodhë”, tha Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Numri një i Aleancës shtoi se për momentin Moska nuk duket se po bën gati arsenalin e saj bërthamor.

Ndërkohë, ministrja gjermane e Mbrojtjes deklaroi se 15 vende të BE-së, përfshirë Belgjikën dhe Britaninë, kanë rënë dakord për një sistem modern mbrojtjeje ajrore.

Nën koordinimin e Gjermanisë u nënshkrua një dokument për organizimin e përbashkët të të ashtuquajturit “Mburoja e Qiellit Evropian”.

“Ne duam të ndërtojmë një projekt të përbashkët për mbrojtjen ajrore dhe duke nënshkruar sot Memorandumin e Mirëkuptimit, ne po i japim jetë kësaj nisme dhe po ndajmë përgjegjësinë për sigurinë e kontinentit tonë”,  u shpreh Christine Lambrecht.

Në fund të gushtit, kancelari Olaf Scholz deklaroi se Gjermania planifikon të investojë gjerësisht në mbrojtjen ajrore në vitet e ardhshme dhe se sistemi do të jetë i hapur për aleatët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën

Deri pak muaj më parë, emri i Princeshës Maria Carolina të Siçilive Burbon-Dy ishte i njohur kryesisht në qarqet aristokratike evropiane, botën e modës dhe...
17:33 | 04/07/2026

Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)

Më shumë se një shekull pas tragjedisë së Titanikut, Inteligjenca Artificiale po ofron një mënyrë të re për të eksploruar historinë, duke rikrijuar me detaje...
17:14 | 04/07/2026

Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane

Nga ishulli italian i Lampeduzës, Papa Leoni XIV i bëri thirrje Europës që t’i përgjigjet me një strategji afatgjatë sfidës së emigracionit, duke e cilësuar...
17:05 | 04/07/2026