NATO ristrukturon komandën për të forcuar sigurinë në veri

4 Dhjetor 2025 | 18:55

NATO këtë javë do të integrojë vendet e saj nordike nën Komandën e Përbashkët të Forcave në Norfolk të Shteteve të Bashkuara, në një përpjekje për të përmirësuar sigurinë transatlantike dhe për të forcuar pozicionimin e aleancës në veri, tha komandanti kryesor i NATO-s, Alexus Grynkewich, për gazetarët më 4 dhjetor.

Nën strukturën e re, të gjitha vendet nordike do të jenë nën selinë e vendosur në portin e Norfolkut në Virxhinia të SHBA-së, që është e orientuar në mbrojtjen e Atlantikut të Veriut, në vend të disa shteteve në rajon që mbeten nën komandën e NATO-s në Brunsum të Holandës, që është përgjegjëse për krahun verilindor të aleancës.

Finlanda iu bashkua NATO-s në vitin 2023 dhe Suedia në vitin 2024, pasi pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 i shtyu të dy shtetet që të rishikonin strategjitë e tyre kombëtare të sigurisë.

Anëtarësimi i tyre në aleancën ushtarake perëndimore me 32 anëtarë ka forcuar pozicionin e NATO-s në veri dhe në rajonin e Detit Baltik, duke çuar në ristrukturimin e komandës.

“Me rreshtimin e kundërshtarëve tanë në mbarë botën, është e domosdoshme të forcojmë sa më shumë zonën euroatlantike dhe të konsolidojmë pozitën tonë në veri”, tha Grynkewich, gjeneral i Forcave Ajrore të SHBA-së dhe komandant suprem i NATO-s për Evropë.

Ai këto deklarata për gazetarë i bëri në selinë ushtarake të aleancës në qytetin belg të Monsit.

“Norfolk është ura strategjike midis Amerikës së Veriut dhe Evropës”, theksoi ai.

Komanda e Norfolkut do të jetë përgjegjëse për Arktikun, Danimarkën, Finlandën, Grenlandën, Islandën, Norvegjinë, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë

Vetëm 14 anije, gjysma e të cilave ishin tregtare dhe valëvitnin flamurin iranian, kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit të dielën, sipas kompanisë së gjurmimit të anijeve Kpler....
22:24 | 13/07/2026

Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit

Franca dhe Ukraina kanë arritur një “udhërrëfyes” që parashikon blerjen, në emër të Kievit, të 16 avionëve luftarakë Rafale dhe armatimit të tyre, me të...
21:57 | 13/07/2026

Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat

Administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump u ka dorëzuar prokurorëve të Minneapolis provat që kishte mbajtur të fshehura mbi vrasjet nga agjentët e imigracionit...
21:46 | 13/07/2026