NATO rrethon Serbinë, shton trupat në Bullgari. Alarmohet Beogradi

17 Janar 2024 | 09:10

NATO do te shtojë trupat e saj në Bullgari ndërkohë që 4 bazat e ushtrisë bullgare përdoren edhe nga SHBA. Kjo duket se ka shqetësuar Serbinë e cila është rrethuar nga trupat e NATO-s. Bullgaria është zotuar për të investuar në infrastrukturën e vet, nëse i duhet forcave të NATO-s për vendosje të shpejtë në krahun lindor.

Investimet miliardëshe i ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes, Todor Tagarev, që ka konfirmuar edhe blerjen e aeroplanëve luftarakë.

Aktualisht në Bullgari janë 1000 pjesëtarë të NATO-s, ndërsa pritet që kontingjenti të zgjerohet në 1500 dhe të ndërtohet edhe një bazë ushtarake e NATO-s.

“Zhvendosja e grupeve ushtarake të NATO-s në territorin tonë është diskutuar dhjetëra a qindra herë. Gjatë vizitës sime në SHBA javën e shkuar, folëm për mundësinë më të mirë që të ofrojmë infrastrukturën e nevojshme si vend nikoqir dhe se si SHBA-ja mund të na ndihmojë ashtu që të mund të shfrytëzojmë fondet e përbashkëta ndërkombëtare”, ka thënë ministry bullgar

Bullgaria ka marrëveshje bilaterale me SHBA-në për shfrytëzimin e përbashkët të katër bazave ushtarake në Bullgari.

Lajmi ka alarmuar mediat në Serbi. “Novosti” ka shkruar se në të njëjtën kohë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po armatosin Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe se forcat e NATO-s janë pozicionuar edhe në Hungari e Rumani.

Pas sulmit në Banjskë të Zveçanit në fund të shtatorit, NATO-ja ka shtuar edhe praninë në Kosovë.

Gjenerali serb, Mitar Kovaq, ka thënë se mbledhja e njësive të NATO-s në Bullgari nuk është e ndërlidhur direkt me sfidat e sigurisë në Serbi, por për përforcim të forcave perëndimore në krahun lindor për shkak të luftës në Ukrainë.

“Megjithatë, me kalimin e kohës, mund të kenë rol alternativ për Kosovën dhe sfidat që mund të shfaqen. NATO-ja aktualisht po forcohet në shtetet e Baltikut, Poloni, Rumani… Nuk ka alternativë për neutralitetin ushtarak, edhe pse NATO-ja e SHBA-ja po përpiqen të na afrojnë me stërvitjet e përbashkëta”, ka thënë Kovaq për “Novosti”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse që goditën disa rajone të Ukrainës,...
22:30 | 01/07/2026

Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz

Negociatorët amerikanë po përpiqen të bindin Iranin në bisedimet teknike indirekte që po zhvillohen në Doha të heqë dorë nga planet për të vendosur taksa...
22:28 | 01/07/2026

SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem

Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një kompleksi të ri të ambasadës në Jerusalem, një veprim që autoritetet izraelite e cilësuan...
22:28 | 01/07/2026